Policia e Kosovës ka arrestuar kreun dhe PSD-së, Dardan Molliqaj. Ndalimi i tij ka ndodhur pas përfundimit të protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ku ai dhe dhjetëra anëtarë të forcës politike që ai drejton kanë marrë pjesë.
Për Molliqajn ishte lëshuar më parë një urdhër-arrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi, ndërsa kjo është e disata herë që bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Bora Shahini, ndalohet nga forcat e rendit.
Ndërkohë, bashkë me të janë arrestuar edhe disa anëtarë të PSD-së, ku përfshihen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni. Nuk dihen arsyet pse janë ndaluar Krasniqi dhe Hyseni, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.