Bajram Begaj duket se do të jetë i treti president që vjen nga radhët e ushtrisë.

Megjithëse gjithçka do të zyrtarizohet nesër, nisur edhe nga numrat që ka mazhoranca, 77 kartona, nuk pritet për të ketë surpriza, për ta thënë me siguri që sot që ai do të jetë presidenti i tretë i pluralizimit që vjen nga radhët e ushtrisë.

Në vitin 2002 pas një marrëveshje PS-PD l, Alfred Moisiu dikur gjeneral dhe zv.ministër i Mbrojtjes u bë kreu i Shtetit. Ndërkohë që 10 vjet më vonë, i ndjeri Bujar Nishani me një të shkuar ushtarake, drejtoi për 5 vite Presidencën, edhe si drejtuesi më i lartë i Forcave të Armatosura.