Është mbledhur këtë të shtunë grupi parlamentar i PS, pas propozimit të kandidatit për presidentin të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, tha se kandidati i propozuar nga PS i përmbush të gjitha kriteret.
“Institucioni Presidentit që i shërben funksionimi demokratik të shtetit , dhe duke vlerësuar përgjegjësinë në propozimin e kandidatit për president, me qëllim përmbushjen e pritshmërive dhe të mishërojë vlerat më të mira të popullit, Kryesia e PS propozon zotin Bajram Begaj. Begaj plotëson kushtet”, tha Balla, duke shtuar: “Ne si grup parlamentar do t’i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet dhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.”