Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve që hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.