Në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësorë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga procesi i pastrimit të mbeturinave me pajisjen teknologjike, teksa u shpreh se “pastrimi është civilizim”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendosur sot në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.