Rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë do të jetë gati për t’u hapur brenda pak ditësh.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të kantierit të ndërtimit të këtij aksi, teksa bëri të ditur se punimet janë drejt përfundimit.

“Fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë”, bëri të ditur kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.

https://fb.watch/dTRIww6SRy/