Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit do t’i kushtohet Lidhjes së Prizrenit.
Në një postim në “facebook”, Rama shkruan se nesër është 144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ndaj dhe ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj
“Nesër, 10 qershor, kur bëhen plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare🇽🇰”, shkruan Rama.