Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga rindërtimi i godinës së bashkisë së Kurbinit, që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019.

Krahas pamjeve, në një postim në Facebook, Rama shkruan:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po rilind dita-ditës më e madhe, më e fortë, më e bukur, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë.