Kryeministri Edi Rama, sot mori pjesë në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të vizitës së Thomas Bach, kreut të olimpizmit botëror në Shqipëri si dhe përurimit të zyrave të reja të KOKSH-it, falë mbështetjes financiare nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, një investim që arrin vlerën e 60 mijë dollarëve.
Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh: “Sot, është një ditë shumë e bukur për lëvizjen olimpike që ne po e rithemelojmë në të gjithë shkollat e vendit dhe pasdite do të jenë dy finalet e para mes shkollave në volejboll, meshkuj dhe femrave.”
“Ajo që dua të nënvizoj është se në bashkëpunim me KOKSH, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizje, krijimi e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendin, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar. Si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin për të bërë dhe lidhjen mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do te merren me sportin në nivel gjysmë profesionist dhe profesionist.” shtoi Rama.