Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje transformimin rrënjësor që është kryer në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Vlorë, ku ofrohen shërbime dinjitoze për 59 mijë drejtues mjetesh të këtij qarku.
Përmes rrjeteve sociale, Rama ndau pamje që cilat tregojnë kontrastin e qartë të transformimit falë investimit dhe gjendjes në të cilën ndodhej kjo godinë më parë.
“Ja transformimi rrënjësor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Vlorë (DRSHTRR) dhe qendra e saj e kontrollit teknik (kolaudimi), me kushte optimale për të ofruar 134,000 shërbime në vit për 59,000 drejtues mjetesh”, shkruan kryeministri Rama.
Pas përmirësimit rrënjësor, qendra rajonale e kontrollit teknik të mjeteve në Vlorë ofron kushte cilësore e komode për qytetarët e punonjësit e saj.