Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se nga viti 2016-2022 ka dhënë për sistemet e reja të drejtësisë 114 mld lekë.
“Reforma në drejtësi nuk do ishte bërë pa mbështetjen buxhetore, për periudhën 2016-2022 ka buxhetuar 114 mld lekë, dhe këtu nuk llogarisë paratë e dhënë nga SHBA e BE, reforma në sistemin e drejtësisë po lufton korrupsionin, por edhe garanci që të luftojë korrupsionin edhe në nivele të larta, jemi të gatshëm të buxhetojmë edhe shtimin e prokurorëve”, tha Manja.