Moti i kthjellët por me kalime vranësirash do të karakterizojë vendin tonë këtë të martë.

Sipas MeteoAlb, sidomos gjatë pasditesh do të ketë vranësira dh reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por më së shumti në zonat malore.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke ri-kthyer kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet në Kosovë.

Europa

Kontinenti Evropian do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndërsa Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Evropa Lindore dominohet nga vranësira dhe shira të përkohshëm.