Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar edhe të martën limitin maksimal për çmimet e derivateve edhe për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Ministria njofton se deri të mërkurën në ora 10:00 çmimi i një litri të naftës është më i shtrenjtë se të hënën, për 1 cent.
MINT ka njoftuar të martën se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 centë euro për litër.
Po ashtu çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.
Çmimi maksimal i një litri të naftës në 24 orët e fundit i përcaktuar nga MINT ishte 1.85 euro.
Ndërsa, çmimet e benzinës dhe gazit mbesin të njëjta sikur në 24 orët e fundit.
Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në Udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.