Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës ka festuar 30-vjetorin e lindjes. Ditën e djeshme, ajo ka ftuar miqtë dhe të afërmit në një festë të madhe.
Mes tyre kishte edhe emra të njohur për publikun si Ylli Limani, Dhurata Dora të cilët ndezën atmosferën. Në festë nuk mungoi vajza e tyre, Poema, për të cilën kujdesej reperi Vula së bashku me prindërit e tij.
Ndër të tjera, në një prej videove që është publikuar, Ledri duket se bën shaka me të pasi shkon të marrë tortën dhe e rrëzon para këmbëve të saj. Megjithatë ishte thjesht një lojë për Sarën pasi kishte tortë tjetër për të.