Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, edhe këtë vit do të jenë të hapur 29 qendra shëndetësore shërbim 24/7 në zonat turistike.
Në terren do të jetë një personel me 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat, teksa kryeministri Edi Rama ka bërë me doje se barnat dhe materiale mjekësore janë të garantuara.
“Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt
29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike
160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat
Barna dhe materiale mjekësore të garantuara
Telefononi UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore”, shkruan Rama.