Gazetarja Linda Karadaku, ka sjellë në emisionin “Ballkan” në Abc, një reportazh brenda njërës nga luftanijet më të rëndësishme amerikane, e cila prej disa ditësh ndodhet në Adriatik
Destrojeri amerikan “Jason Dunham”, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të ushtrisë amerikane, qëndroi për katër ditë në ujërat tona, pranë portit të Durrësit.
Destrojeri, i cili ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë, ka dalë për herë të parë në det në vitin 2010.
Ai është i pajisur me sisteme të sofistikuara luftarake, përfshi raketahedhësit, raketat, torpedo, radarët, helikoperët ushtarakë.
Komandanti i anijes Michael Kiser, thotë se destrojeri ishte në ujërat tona për të treguar angazhimin ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive.
“Fokusi im në bordin e anijes është që ta mbaj këtë anije në gjendje të gatshme për luftë, në një gjendje që të jetë gjithmonë e gatshme për t’u përgjigjur, për të mbështetur aleatët tanë, për t’u përgjigjur ndaj çdo lloj krize që mund të shfaqet në detra, apo diçka që ne mund të mbështesim në tokë, dhe ne gjithmonë përgatitemi për këtë.