Kryeministri Edi Rama i del në mbrojtje homologut të tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas sulmeve për shtrëngimin e duarve me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Rama shprehet e është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

Teksa ka publikuar një video në llogarinë e tij të twitter, Rama shkruan ndër të tjera se: “pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë!”

Postimi i plotë:

Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮.