Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 595 testime të kryera në 24 orët e fundit, 139 qytetarë kanë rezultuar ë infektuar me Covid.

Në raportin ditor thuhet se fatmirësisht asnjë humbje jete nuk është shënuar në spitale.

Gjithashtu MSH shprehet se 26 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

RAPORTIMI I DETAJUAR:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 595 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki:

97 në Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

Janë 791 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.