Ne nje kohë kur Albin Kurti eshte i vetmi qe nuk pranon Open Balkan me pretekstin se favprizohet ekonomia Serbe, faktet e shifrat nen qeverisjen e tij flasin ndryshe. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, importi i Kosovës nga Serbia është rritur për 300 milionë euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 6 milionë sa ishte në vitin 2019, ka shkuar në 306 milionë në vitin 2021.

Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare në kishte organizuar aksione në Merdare, ku edhe kishte rrotulluar kamionët me mallra serbe që vinin në Kosovë. Madje kishin organizuar edhe fushatën “Duaje Tëndën” me qëllim të promovimit të produkteve vendore, por faktet pas ardhjes ne pushtet jane keto, sepse tregu i lire nuk mund te ndalet.