Ministrat e Financave, të Shqipërisë dhe Kosovës do të nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave për realizimin e të drejtës për pension, kërkesat për kontrolle mjekësore së një qytetari. Pra do të zbatohet marrëveshja që tregjet e dy vendeve të bashkohen dhe të ketë edhe lëvizje të lirë të fuqisë punëtore.

“Skema në Shqipëri, e sigurimeve shoqërore do të përfshijë përfitimet në para për barrëlindje, për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe të punëdhënësit. Përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe atij familjar për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit.

Skema në Kosovë përfshin të drejtën për pension, kontribut, pagues të moshës, të drejtën për pension invaliditor të punës, të drejtën për pension familjar, nga fondi i kursimeve personale individuale”, thanë ministrat.