Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Mbretëri e Bashkuar, ambasadori Alastair King- Smith organizoi një takim në bibliotekën e kyeministrisë për të folur rreth marrëdhënieve mes dy vendeve akuale dhe historike.

” Jam shumë krenar që gjatë Luftës së Dytë Botërore Mbretëria e Bashkuar luajti një rol shumë të rëndësishëm duke ndihmuar për të cliruar Shqipërinë nga okupacioni italian dhe gjerman. Kjo është shumë e rëndësishme.”- shpreh Smith.

Megjithatë ambasadori nuk la pa përmendur që emigracioni dhe krimi janë kthyer në një problem të rëndësishëm dhe një sfidë për tu përmballur.

“Ndihem shumë me fat që jam këtu. Do të jem edhe për katër vitet e ardhshme. Qeveria juaj por edhe qeveria jonë janë të vendosuara që kjo marrëdhënie të jetë më e rëndëishme se sa ka qenë deri tani. Sfida kryesore është krimi i emigracionit. Edhe pse jashtë Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për miqtë e saj më të mirë Miq që ndajnë vlerat demokratike, vlerat ekonomike dhe sigurisht Shqipëria është një ndër to.”- tha Smith.

Krimi i organizuar dhe emigracioni dhe korrupsioni janë ato arsye që sipas Alastair King- Smith nuk po e lenë Shqipërinë që të ketë një pëmirësim me ritme të shpejta. Angazhimi për tu marrë me to do të përforconte edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Unë mendoj që niveli i bashkëpunimit që ju do të shihni mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë do të rritet. Shqipëria ka një të ardhme të ndritur. Por do ta ketë më të mirë nëse ja del me sfidat. Korrupsionin, krimin e emigracionit. Nëse ja dilni me këto , në vend të një përmirësimi të ngadaltë do të keni një përmirësim sinjifikant.”- tha Alastair King- Smith

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe janë vendosur në 9 nëntor 1921. Qeveria Britanike njohu edhe qeverinë shqiptare të dalë pas 29 nëntorit 1944, por misioni britanik u largua në prill të vitit 1946 për shkak të kufizimeve, që qeveria shqiptare e kohës, vendosi lidhur me lëvizjen e anëtarëve të këtij misioni. Incidenti i Kanalit të Korfuzit, në maj të viti 1946, shënon dhe ndërprerjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve.

Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u rivendosën më 29 maj 1991 nëpërmjet një komunikate të përbashkët të të dyja palëve.