Gjate Konferencës se përbashkët me komisionerin e BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, Rama tha se Shqipëria aplikon zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin Mbrojtës të BE-së.

“Falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret e rënda të vitit të shkuar ku mjetet e rënda që u përdorën nga shtete si Holanda apo Çekia u përkisnin këtij mekanizmi. Evropa këtë mekanizëm e ka ngritur për të përballur së bashku ndikimin e ndryshimit të klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq, por për të përballur bashkë krizat e rënda. Ky mekanizëm është në krye të përpjekjes për të garantuar mbështetje të madhe për Ukrainën. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbrojtjes civile që funksionon me këtë mekanizëm është një hap domethënës dhe një lehtësim i madh për ne duke pasur parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. Dua të falenderoj komisionerin. E pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë edhe publikisht nëpërmjet meje..”, tha Rama

“Aeroplani nga Greqia që erdhi për të shuar zjarret në Sazan, ajo që mund të mësojmë nga këto fatkeqësi, por edhe të tjera, si përmbytje apo zjarre, gjëja e rëndësishme është që Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet te solidariteti Europian, mekanizmi I BE për Mbrojtjen Civile, përmban edhe disa shtete të tjera pjesëmarrëse, Islanda, Norvegji, Turqi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, disa mungojnë dhe njëra prej tyre është Shqipëria, ju sot keni vendosur që të më dorëzoni kërkesën zyrtare që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrje të mekanizmit për Mbrojtjen Civile. Unë e mbështes, që Shqipëria të ketë mundësi të jap solidaritetin e vet kur ka nevoja, do të vijojmë punën tuaj dhe më lejoni që t’ju dorëzoj një rrugëtim që ne mendojmë që duhet ta përmbushim duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, tha Lenercic.