Ministria e jashtme e Francës konfirmon që mundësia për liberalizimin e vizave për Kosovën do të diskutohet ne samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, më 23 qershor.
Mediat në Kosovë citojnë disa burime diplomatike të BE-së që thonë se Franca, e cila ka mbajtur qëndrim kundër liberalizimit, ka dhënë sinjale se pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Kujtojmë që Parlamenti Europian të martën i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave.
Kosova është i vetmi shtet në rajonin tonë që vazhdon të ketë regjim vizash për zonën Shengen të Bashkimit Europian.