Në protestën e sontme të VMRO DPMNE-së janë parë edhe flamuj rus. Është interesant fakti se protesta dhe bllokadat e VMRO DPMNE-së po ndodhin në prag të fillimit të mundshëm të negociatave të vendit me BE-në dhe në të njëjtën kohë kur qeveria në Bullgari, e cila donte të zgjidhte kontestin goditet nga forcat antiperëndimore.
Ndryshe, qytetarët sonte nuk iu përgjigjen thirrjeve të VMRO-DPMNE për t’iu bashkangjitur në protestë por aty para Qeverisë dukeshin vetëm funksionarë dhe disa simpatizantë por jo edhe qytetarë të shumtë të cilët edhe u paralajmëruan se do shkojnë në mbështetje por në fund kanë hequr dorë.
Nga fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale shihej qarët sonte se Bulevardi Ilinden para ndërtesës së Qeverisë ishte thuajse gjysëm i zbrazët dhe kjo qartë shihej se VMRO me këtë rast nuk e ka përkrahjen e qytetarëve ashtu siç thuhet nga ata.