“Kthehuni në zyrë ose largohuni”. Është ultimatumi i nisur nga Elon Musk për menaxherët e Tesla-s. Puna inteligjente “nuk është më e pranueshme. Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum (dhe dua të them një minimum) 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla. Kjo është më pak se sa kërkojmë nga punëtorët e fabrikës”, tha Musk në një e-mail të raportuar nga Bloomberg.
Shefi i Tesla-s më pas specifikoi: “Zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një degë që nuk lidhet me detyrat e saj të punës.”
E-maili që CEO i Tesla-s do t’iu kishte dërguar të martën menaxherëve të kompanisë u zbulua në mediat sociale, duke shkaktuar polemika. Musk nuk e ka konfirmuar ende vërtetësinë e tij, por ai u përball me çështjen në Twitter.
Një ndjekës e pyeti: “Hej Elon, shumë njerëz po flasin për e-mailin, a dëshiron t’u thuash diçka atyre që mendojnë se puna në zyrë është një koncept i vjetër?” dhe ai u përgjigj: “Duhet të bëjnë sikur punojnë diku tjetër”.