Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës plenare, që do të fillojë prej orës 10:00.

Në rend dite është interpelanca me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, kërkuar nga deputeti demokrat Bledi Çuçi.

Ndër të tjera, pritet të ketë diskutim për disa projektligje.

Rendi i ditës:

– Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.6.2022.
– Interpelancë me Ministrin e Brendshëm z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
– Raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. (Neni 69 i ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural””. (Nenet 78, 81 të Kushtetutës dhe nenet 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
– Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).