Pas takimit të zhvilluar me Alfred Moisiun, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka bërë publike një foto me ish-presidentin. I përulur dhe i nderuar, shkruan Begaj, që është pranë një burri të urtë e patriot si Moisiu, i cili tashmë i përket historisë së vendit si president i të gjithë shqiptarëve.
‘I përulur dhe i nderuar pranë këtij burri të urtë dhe patriot, i cili tanimë i përket historisë së vendit tonë si një president i të gjithë shqiptarëve. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët. Faleminderit me mirënjohje për bekimin tuaj zoti President, Alfred Moisiu!’- thotë Begaj.