Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë rritje të lehta.

Të hënën në tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe stabil, me temperatura deri në 37°C, në disa vende 30°C.

Nga e marta do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, por pasditeve në viset kontinentale priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.