Bitcoin ra nën 24 000 dollar sot, duke arritur nivelin e tij më të ulët që nga dhjetori 2020, pasi investitorë filluan shitjet masive pasi u thye rezistenca në nivelin 29 000 dollarë.

Në këtë situatë të krijuar, një kompani kredituese e kriptove ka ndaluar tërheqjet për klientët e saj duke rritur shqetësimin se një fenomen i tillë mund të përhapet edhe më tej në treg duke shkaktuar kështu një cunam të madh që mund të marrë poshtë gjithkënd.

Sipas të dhënave të CoinDesk, kriptomonedha më e madhe në botë, bitcoin ra për pak nën vlerën prej 24 000 dollarësh rreth orës 05:00 të mëngjesit, para se të ngjitej disi më pas.

Më shumë se 200 miliard dollar “avulluan” nga tregu i kriptomonedhave nga fundjava deri ditën e sotme për shkak të rënies së madhe që pësuan monedhat digjitale gjatë këtyre ditëve sipas CoinMarketCap, raporton abcnews.al.

Krahas luftës në Ukrainë, një tjetër faktor që ndikon në këtë rënie të madhe është edhe inflacioni i shfrenuar në botë si edhe vendimi i Rezervës Federale për të rritur normat e interesit, gjë që ka shkaktuar pasiguri në tregje.