Deputeti socialist Erion Braçe ka postuar një grafikë të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, duke thënë se çmimi është ulur me 8 dollarë për shkak të embargos së paralajmëruar nga BE ndaj naftës ruse.

Nga 120 dollarë për fuçi ka shkuar në 112 dollarë duke iu referuar çmimit të shitjes me pakicë në 248 lekë për litër. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shoqatës së hidrokarbureve, e cila e quan keqinformim që i bëhet opinionit publik.

Në deklaratë thuhet se “në tregun ndërkombëtar, fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie, pasi rafinerite nuk po e kërkojne, pasi me këto çmime ato dalin me humbje.

Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e cmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton.

Ky çmim po rritet pavarësisht se nafta e papërpunuar ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të papërpunuar, rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftes për transport”.

Sipas shoqatës së hidrokarbureve “çmimi i djeshëm, i publikuar në Platt’s, tregon se nafta për makina është rritur me + 26 $/toni dhe benzina + 17,5 $/toni. Kjo do të thotë se deri në korrigjimin e bërë nga bordi, vetëm për këtë efekt, kompanitë shesin me humbje -3 leke/lit naftën dhe -2,7 lekë/lit benzinën”.