Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish-kreut të PDK-së Kadrit Veselit se ata janë marrë me shitje organesh gjatë luftës së Kosovës.
Duke folur gjatë eventit për prezantimin e librit të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, Rama vuri në dukje se të gjitha akuzat e artikuluar fillimisht nga reporteri Dick Marty dhe më pas nga Gjykata Speciale në Dhomat e Hagës.
“Surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojnë shumë që nga miqtë e paçmueshëm amerikanë deri te të gjithë miqtë e tjerë perëndimorë të cilët janë bashkautorët e çlirimit të Kosovës, është ‘Shtëpia e Verdhë’ dhe Tribunali. Doli një Shtëpi e Verdhë, u mbush bota me veshka dhe mëlçi, që Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin e të tjerët ua hiqnin nga trupi dhe serbëve që kishin inat dhe i shisnin nëpër pazaret e mishit dhe peshkut në Evropë.
Një tmerr i pakrahasueshëm për të diskretituar totalisht një luftë çlirimtare”, u shpreh Rama.