Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate për Komisionin e Investimeve Strategjike. Me votim, mazhoranca hodhi poshtë kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita minimalisht ka falsifikuar dokumente.
Balla sqaroi gjithashtu se nuk mund të shtohen firma apo të bëhen shënime në dokumente që i ka skaduar afati. “Si mund të ketë besim qytetari që ti do hetosh zbatimin e ligjit, kur ti shkel ligjin bazë. Si mund t’ju besojnë ju qytetarët kur ju e nisin me shkelje ligji?”, u shpreh kreu i grupit parlamentar te PS.
“Mendoj që grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren e Kuvendit. Në Konferencën e kryetarëve debati që u zhvillua për këtë çështje ishte i qartë.
E para aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të kërkesës. Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim.
Duhet të kuptosh zotëri, firma hidhet vetëm njëherë. Nuk mund ta marrësh firmën e një firmëtari dhe ta transferosh në një dokument tjetër.
Ajo që është e evidentuar në diskutimin e Konferencës së Kryetareve është se 35 firma të administruara për një dokumentet të datës 24 maj i ishin shtuar edhe dy firma të reja dhe duke bërë shënime që deputeti X është tërhequr.
Si mund të ketë besim qytetari që ti do hetosh zbatimin e ligjit, kur ti shkel ligjin bazë. Si mund t’ju besojnë ju qytetarët kur ju e nisin me shkelje ligji.
Është detyra primare e kryetarit të Kuvendit që të shikojë nëse dokumenti plotëson kushtet opitmale. Kur ndryshon numri i protokollit të një dokumenti ka ndryshuar dokumenti.
Është ngritur Luli nga gjumi dhe ka ardhur për të plotësuar numrin. Ligji dhe rregullorja thotë se kur Konferenca e Kryetarëve thotë se kur kërkesa i plotëson kriteret atëherë debatohet. Për cfarë të debatojmë sot ne? Ai dokument nuk ekziston. Minimalisht është i falsifikuar. Sepse firma është hedhur për një dokument që ka skaduar. Prandaj nuk keni pse bëni debat për një cështje që është një debat i humbur”, tha Balla.
Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu drejtua opozitës në Kuvend lidhur me një projekt që e quajti historik të dalë nga nisma e Ballkanit të Hapur, sic është ndërtimi i urës mbi lumin Bunë që do të lidhë dy shtete të Ballkanit Perëndimore.
Por ky projekt është historik tha Balla se do lidhë dhe shqiptarët nga Velipoja në Ulqin.
“Thirrja ime për ju sot këtu është e do e dëgjoni sa herë të flas që kur të vijë rishikimi i buzhetit, apo buxheti i 2023 do ishte në turpin tuaj të votonit kundër buxhtetit që do ndërtojë një urë që na bashkon, na bashkon me një vend të Ballkanit Perëndimor por na bashkon me vëllezërit tanë në Ulqin. Ta dini që kur të vijë diskutimi mos harroni që do votoni kundër një projekti të madh historik sikurse është ura mbi Bunë”