Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ia ka dalë. Prej 1 muaji në spital, Dizdari ka arritur të fitojë betejën duke iu gëzuar jetës. Ka qenë vajza e tij Alda, e cila ka dhënë lajmin e mirë me një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar dhe fotot nga spitali “Shefqet Ndroqi” të babait të saj, i buzëqeshur mes mjekëve.
Alda Dizdari tregon se e kishte prerë biletën dhe ishte përgatitur për një funeral, por se mjekët, që i quan heronj dde shpirti i pamposhtur i të atit bënë mrekullinë.
Nuk kam fjale te falenderoj mjeket dhe gjithe stafin ne Reaminacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi) te cilet si heronj te vertete luftuan dhe sollen ne jete babin tone Limos Dizdari.
Ai ishte I intubuar qe nga data 2 Maj dhe shume shpejt u pa se kishte jo vetem mushkrite pa funksion po edhe nje zemer qe kishte bere infarkt akut te pergjighshem.
U vendos me shume shpejtesi qe zemres ti viheshin kater unaza per te bere te mundur fuksionimin e saj dhe ne date 13 Maj ne familjaret nenshkruam lejen qe ai te futej ne operacion i intubuar.
Unë bleva biletën dhe u përgatita për një funeral.
Por mjeket bene mrekulli ate dite, mjeket por edhe shpirti i pamposhtur i tim ati.
Ata e përmbushën me sukses operacionin dhe ai jetoi. Nje staf i tere iu dedikua për jave te tera.
Me shumë dashuri, entuziazëm, bënë çdo gjë, bile edhe e mbushën sallën e reanimacionit me muzikën e tij, që t’i ngrinin humorin.
Një ndër njerëzit me te spikatur, qe sa here hynte ne salle përçonte drite, force dhe shprese ishte doktoreshe Alma Cami, e papërkulur, asnjehere e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.
Ajo I dha force atij, stafit te saj dhe gjithe neve. Ishin shume njerez qe takova ato dite, nga doktoresha e zemres Nevila Caushi, Doktor Agroni, doktoreshe Marjeta, kryeinfermieria Klementina, Infermieret Ana, Mira, Eneida, Sametin, fizioterapistet Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.
Te gjithe dhane cdo gje, punuan nate e dite dhe pacienti I tyre rreagoi, ai filloi te permiresohet.
Dhe une, e pergatitur per nje funeral, pashe me syte e mi si babin e ngriten dhe sheruan keta heronj te heshtur, per te cilet nuk para duam te mendojme, se na kujtojne momente te veshtira. Por per mua ata do te mbeten perhere ne mendjen dhe zemren time!
Ju faleminderit pa fund te gjitheve! Nje dite do te vij dhe do te luaj nje koncert vetem per ju dhe te shpreh mirenjohjen time me te vetmen menyre qe di, me muzike!