Masat ajrore me origjinë afrikane do të vijojnë në Shqipëri, duke diktuar ne vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afatshkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Sipas MetoAlb, 5 qytete të vendit ditën e sotme do të kenë temperaturat me të larta. Bëhet fjalë për Shkodrën, Elbasanin, Beratin, Tiranën dhe Gjirokastrën.

Temperaturat sipas qyteteve:

1. B. Curri 16 – 30
2. Puka 14 – 29
3.Kukës 17 – 32
4.Peshkopi 16 – 29
5. Burrel 18 – 32

6.Shkodër 21 – 35

7.Lezhë 23 – 33