Është duke vijuar operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve të Prokurorisë së Sarandës, në kuadër të operacionit të sotëm, ku janë lëshuar urdhër arreste për zyrtarë e qytetarë, për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë publike në Sarandë.
Mësohet se janë ekzekutuar urdhër arrestet për shtetasit Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë përfitues të tokave përmes dokumenteve të falsifikuar.
Prej ardhjes në detyrë të Drejtuesit të Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho, janë kryer 3 operacione për goditjen e shpërdorimit të detyrës në institucionet publike, ku gjatë 5 muajve të fundit janë arrestuar 8 zyrtarë dhe 3 janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, një tjetër zyrtar është arrestuar nga SPAK disa ditë më parë. Nga këta 12 zyrtarë, 8 janë në burg, 3 në kërkim dhe 1 në arrest shtëpie.