Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, ku u prit në një takim nga Kancelari austriak, Karl Nehammer.

Pas takimit me kancelarin austriak, Rama ndau një video në rrjetet sociale, nga një tjetër takim i veçantë me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

“Wachau, Austri – Një takim i veçantë. Jam këtu me Kancelarin austriak dhe me Asijen. Me Kancelarin austriak sapo mbaruam, me Asijen sapo u takuam. Më përshëndeti shqip dhe kur e pyeti gazetari je nga Shqipëria apo nga Kosova i tha: ‘jo, jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej’”, u shpreh Rama.

Ndërsa shqiptarja nga Maqedonia e Veriut u shpreh e lumtur për këtë takim.

“Ju përshëndes të gjithëve dhe jam shumë, shumë e lumtur që e takova kryetarin, që për herë të parë në jetën time, në 58 vjet, e takoj. Jam shumë shumë krenare që jam e vetmja shqiptare në Austri që jam takuar me kryetarin”, tha ajo.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama e korrigjoi duke shtuar se: “ka shqiptarë të tjerë që janë takuar me mua, por nga këta të Maqedonisë së Veriut ti je më ylli nga të gjithë, Asije. Përshëndetje të gjithëve në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës nga Asija dhe nga unë”.