Nemanja Matiç është bashkuar me skuadrën e Romës. Klubi italian ka nënshkruar me mesfushorin serb një kontratë 1 vjeçare.
Ky transferim ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Mourinho, me këtë të fundit që e njeh mjaft mirë lojtarin 33 vjeçarin, pasi e ka trajnuan kur ishte te Manchester United dhe Chelsea.
“Klubi është i kënaqur të konfirmojë mesfushorin serb si nënshkrimin tonë të parë të verës” – shkruan Roma. Skuadra kryeqytetase pritet të bëjë edhe disa transferime të tjera gjatë verës.