Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Fier në lagjen ‘Kastriot’.
Një automjet ka përplasur dy këmbësore nënën E.K 33 vjeç dhe djalin e saj 6 vjeç. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policise.