Investitorët, pjesëmarrësit e tregut dhe politikëbërësit presin që lufta në Ukrainë të ndikojë edhe më tej ekonominë globale duke nxitur inflacionin, me një rritje të mprehtë të pasigurisë dhe rrisqeve financiare.
Kështu konstaton Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila thotë se disa efekte ekonomike të luftës tashmë po konkretizohen.
Sipas studimit, lufta është arsyeja kryesore për uljen e PPB-së globale me rreth 1.5% duke çuar në një rritje të inflacionit global me rreth 1.3 pikë përqindjeje. Efektet e këtij rreziku gjeopolitik reflektohen te kërkesa më e ulët e konsumatorit, çmimeve më të larta të mallrave dhe kushteve më të shtrënguara financiare. Për më tepër, treguesit sugjerojnë se një goditje për ekonomitë evropiane mund të vijë veçanërisht në industritë prodhuese të mallrave.
Rritja e rreziqeve gjeopolitike rrit çmimet, thotë Banka Qendrore, duke shkaktuar një rritje të inflacionit global prej 1.3 pikë përqindjeje deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, pas së cilës efektet fillojnë të ulen.
“Çmimet e mallrave dhe çmimet e naftës rriten, duke ushtruar presion në rritje mbi inflacionin. Vendet në Evropë, dhe veçanërisht ato që janë në afërsi të konfliktit, janë më të ekspozuara nga ky rrisk. Rreth 80 % e firmave në Finlandë dhe Poloni, vende që ndajnë një kufi me Rusinë ose Ukrainën, janë të shqetësuara për luftën. Në Gjermani, një vend me ekspozim të lartë ndaj konfliktit përmes importit të energjisë nga Rusia, 75 % e kompanive përmendin luftën si shkaktarin kryesor për krizën që po kalojmë”, shkruan Banka Qendrore e SHBA-ve. https://www.federalreserve.gov/econres/notes/feds-notes/the-effect-of-the-war-in-ukraine-on-global-activity-and-inflation-20220527.htm