Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

Borrell: Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë ëshët që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja.