Kryeministri Rama ka dhënë një deklaratë për mediet përpara nisjes së bisedimeve zyrtare në tryezën e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave. Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur kohë duke pritur, por ka ecur para.

Rama: Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur, tani me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociatat formale. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se ne siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kjo është arsyeja që Shqipëria sot hyn në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspketin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.