Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Në një mesazh për mediat, Rama shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, i cli u qëllua sot me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral.
MESAZHI I RAMËS
I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!