Ai arriti të ‘pushtojë’ dasmat dhe eventet e shqiptarëve me super hitin e tij të këngës popullore ‘Dajo’. Ervis Behari, ‘bilbili’ i muzikës popullore feston ditëlindjen me serum në spital.
Por mesa duket planet e festimeve për ditëlindjen e këngëtarit nuk kanë shkuar siç duhet, pasi Behari ka përfunduar në spital.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në InstaStory në Instagram.
“Na kapi ditëlindja pak pa qejf… por do ja dalim”, shkruan këngëtari krahas fotos nga spitali, ku duket se është duke marrë serum. Ervis Behari është një nga këngëtarët më të preferuar të muzikës popullore të jugut.