Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla në një vizitë në xhaminë e Fierit, uroi sot besimtarët Myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Balla në fjalën e tij u shpreh se, kjo është një festë e rëndësishme për myslimanët, simbol i së cilës është solidariteti me njerëzit në nevojë.

“Kjo është një festë shumë e rëndësishme e besimit islam, simbol i së cilës është solidariteti me njerëzit në nevojë. Edhe vëmendja jonë shkon për ata që sot janë më në vështirësi dhe kjo ditë na kujton që duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm për t’iu gjendur më pranë të gjithë njerëzve që kanë mē shumë nevojë”, është shprehur Balla.

Më herët Balla ka uruar besimtarët myslimanë edhe nga Xhamia e Lushnjes, ku u shpreh se shqiptarët janë simboli më i mirë i bashkëjetesës ndërfetare.