Ish-konkurrentë të shumtë të ‘Për’puthen’ nuk kanë ngurruar të japin deklarata e të bëjnë komente mbi lidhjen e moderatores së emisionit Bora Zemani me Donald Veshajn.

Por, njëra prej ish-konkurrenteve të sezonit të tretë të programit të dashurisë, Ritvana duket se ka shkuar pak më larg dhe u ka kërkuar të martohen. Ajo ka postuar një video ku ndodhet në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”. Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkruan : “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren.

Kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigje publike ndërsa kuriozë jemi të dimë nëse i ka shkruar privatisht dhe çfarë përgjigjeje i ka dhënë.

Në pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e Borës.

Që pas udhëtimit në Itali, Bora dhe Donaldi nuk janë parë më së bashku. Ata nuk kaë reaguar rreth zërave që kanë qarkulluar por kanë konfirmuar në heshtje ribashkimin. Vetë Donaldit është ‘ngacmuar’ disa herë ngatë ftuarit e tij në emisionin “Më lër të flas” rreth lidhjes me prezantuesen por ka zgjedhur të mbyllë çdo gjë me një buzëqeshje.