Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se duke filluar nga 1 korriku pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten me 6%. Ndërkohë sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

‘Nga 1 korriku rriten 6% pagat për mjekët dhe infermierët. Kemi vendosur edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre. Kjo hyn në fuqi menjëherë, nga ai i cili përfitojnë rreth 300 mjekë të cilët kanë përfunduar specializimin. Rritja e pagave do të vijojë dhe synojmë që pagat për profesionistët e mjekësisë të rriten deri në 40%. Fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës.’- tha Manastirliu.