Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2413 testime, prej të colave kanë rezultuar pozitivë 1084 qytetarë.
Ministria njofton gjithashtu se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 1527 persona janë shëruar në 24 orët e fundit
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1084 qytetarë, në këto bashki:
387 në Tiranë, 74 në Durrës, 53 në Lushnje, 45 në Vlorë, 42 në Fier, 31 në Gjirokastër, nga 29 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 27 në Lezhë, 25 në Elbasan, 24 në Divjakë, nga 22 qytetarë në Korçë, Berat, 21 në Dimal, 20 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 16 në Devoll, 13 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Shijak, Kuçovë, nga 10 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 9 qytetarë në Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, nga 7 qytetarë në Tropojë, Selenicë, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Librazhd, nga 5 qytetarë në Kukës, Himarë, Skrapar, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Përmet, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, Peqin.
Janë 8,722 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Fieri 60 vjeç, nje qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Kamza 76 vjeç.
Janë shëruar 1527 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,099 që nga fillimi i epidemisë.