Kryeministri Rama ka postuar sot shënimin dhe foton e veçantë për ditën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
Edi Rama shkruan: “Sot, në ditën e fiks 100-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”– përfundon Rama.
Por edhe kryebashkiaku i Tiranës, vendi ku do të organizohet koncerti i madh festiv, Erion Veliaj ka shkruajtur:
“Sonte të gjithë në koncertin festiv për hapjen e negociatave meBashkimin Europian dhe miqësinë 100-vjeçare meSHBA në sheshin Skënderbej.
Në skenë do të ngjiten zërat më të dashur të muzikës shqiptare:
Flori Mumajesi & Three Dots, Fifi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Elton Deda, Çiljeta Xhilaga, Ylli Limani, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Eneda Tarifa.
Eja festojmë të gjithë bashkë!
28 Korrik,ora 19:00!” thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.