Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shihet sesi pushuesit nga Kosova prisnin në radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri verën e kaluar, ndërsa këtë vit me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve nuk do të ketë më kufi për muajt e verës dhe festat kombëtare.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.