Ekonomistët gjermanë kanë bërë një parashikim të zymtë sa i përket ekonomisë më të madhe të eurozonës.
Në vitin 2023 parashikohet një tkurrje me rreth 1 përqind negative që nga shkurti, duke pasur parasysh varësinë e Gjermanisë nga gazi rus.
Ndërkohë FMN ka paralajmëruar se rritja ekonomike gjermane për vitin 2022 do të jetë vetëm 1.2 përqind, ndryshme nga 2 përqind që ishte paralajmërimi në maj.
FMN parashikon gjithashtu një rënie të mëtejshme të rritjes në vitin 2023 prej 0.8 për qind.
Por ekonomistët e Deutsche Bank thanë se situata me luftën në Ukrainë sugjeron që çështjet ekonomike në të gjithë kontinentin vetëm sa do të përkeqësohen.
“Duket e arsyeshme të supozohet se Rusia do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të ndërprerë aktivitetin ekonomik në Evropë si hakmarrje për sanksionet perëndimore dhe mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Kjo mund të mos nënkuptojë domosdoshmërisht një mbyllje të plotë, por ndikimi në prodhimin industrial dhe pasiguria ekonomike pothuajse me siguri do ta shtyjë ekonominë gjermane në recesion në gjysmën e dytë të 2022″, raporton Bloomberg.
Frika për një ndërprerje totale të gazit nga Rusia në Evropë u qetësua sot kur Norm Stream 1 rinisi funksionin, megjithëse vetëm me 40 përqind kapacitet.
Për shkak të furnizimit të kufizuar, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen paralajmëroi se Gjermania dhe anëtarët e tjerë të BE-së gjatë vitit mund të përballen me mungesa energjie.
“Për të kaluar dimrin, duke supozuar se ka një ndërprerje të plotë të gazit rus, ne duhet të kursejmë gazin për të mbushur depozitat tona të gazit më shpejt. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të reduktojmë konsumin tonë të gazit. Unë e di që kjo është një kërkesë e madhe për të gjithë Bashkimin Evropian, por është e nevojshme të na mbrojë”, tha ajo.
Znj. von der Leyen u kërkoi vendeve anëtare të reduktojnë konsumin e gazit me 15 për qind.